Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, ka blerë superjahtin e së ardhmes, që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, me një shifër marramendëse.

I cilësuar si njeriu i dytë më i pasur në botë, Gates ka paguar plot 645 milionë dollarë për jahtin superluksoz, të quajtur “Aqua”.

Mjeti superluksoz i lundrimit u prezantua për herë të parë në Panairin e Jahteve, që u organizua vitin e kaluar në Monako. “Aqua” është 112 metra i gjatë dhe përbëhet nga pesë kuverta, shkruan Ladbible.com

Jahti ka një palestër, dhomë për joga, sallon bukurie, dhomë për masazhe, si dhe një pishinë. Gjithësesi, mjeti lundrues do të jetë i gatshëm vetëm në vitin 2024. Jahti mund të udhëtojë deri në 3.750 milje para se të ketë nevojë për karburant. Kujtojmë këtu që vetëm këtë javë, Gates dhuroi 100 milion dollarë për të ndihmuar në trajtimin e koronavirusit. Bill Gates ka një pasuri prej 110 miliard dollarësh, që e bën njeriun e dytë më të pasur në planet, pas Jeff Bezos.