Loading...

Librazhd

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin :

• R.H., 34 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 19 vjeçare.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhunim i banesës” dhe “Përndjekja”.

________

Gramsh

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar:

• S.O., 42 vjeç, banues në fshatin Grazhdan, Gramsh,pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Pengimi për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Loading...
Loading...