Loading...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës pasditen e sotme, ku janë përfshirë pesë automjete.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, mësohet se një makinë tip “Smart” është shkatërruar tërësisht nga përplasja me dy kamionçina. Për fat të mirë, nga aksidenti nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale. Raportohet se një person ka pësuar lëndime të lehta.

Shkaqet janë të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar patrullat e policisë. Për shkak të aksidentit, u krijua trafik në qarkullimin drejt Durrësit.

Loading...