Nderohet peshëngritësi kampion i Europës, Briken Calja nga qarku i Elbasanit me titullin “Nderi Qarkut”.

Peshëngritësi, Kampion Europe, Briken Calaj ka bërë bashkë PS dhe LSI. Nga Elbasani ai është dekoruar me titullin ‘Nderi i Qarkut’, ku në këtë ceremoni për nder të tij kanë qenë të pranishëm miq, sportistë si dhe politikan të shumtë. Mes këtyre të fundit kanë qenë, deputeti PS, Taulant Balla, ish-kryebashkiaku I Elbasanit Qazim Sejdini, si dhe ai I Cërrikut, Altin Toska që vjen nga radhët e LSI.

Calaj është vlerësuar si një sportist i zoti që i ka dhënë shumë qytetit të Elbasanit. Deputeti i PS, Taulant Balla ka vlerësuar Calajn duke thënë se është shtysë për mazhorancën që te kontribojë për sportistë elitare.