Petrit Vasili, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së ka sjellë edhe njëherë në vëmendje deklaratën e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale, që i bënte thirrje policisë të angazhohej në fushatë për PS-në.

Kryeministri zhveshi policinë për vota, shprehet Vasili në një reagim në Facebook, ndërsa hedh akuza edhe ndaj Prokurorisë, duke u shprehur se heshtja e prokurorisë është faj i rëndë publik.

“Per te freskuar memorjen e Prokurorise, po ju demostroj videon se cfare thoshte narkohajduti i votave ne qershor, prokuroria le ta shohe dhe le te veproje, kjo ndan nese eshte e blere nga  kryeministri apo jo”, shprehet Vasili, duke postuar edhe një video nga thirrja e Ramës gjatë fushatës.

Kujtojmë se LSI ka kallëzuar në Prokurori kryeministrin Rama, pas thirrjeve të tij. Ndërsa vetëm Rama, më vonë ka kërkuar falje publike.

Reagimi i plotë

Kryeministri zhveshi policine per vota,heshtja e prokurorise faj i rende publik.

Ne fushaten e zgjedhjeve te qershorit kryeministri i kerkoi policise te flake uniformen dhe te bente vota per partine socialiste.

Ambasadoret e huaj qe s’lene gje pa komentuar nuk folen. As OSBE nuk e denoi publikisht dhe fort.

Ne fund te fundit ky hall shume i rende eshte yni se qytetaret mbeten pa shtet dhe police e kriminele u bene njesh me krimin.

Prokuroria hesht edhe sot e kesaj dite, megjithse eshte denoncuar ky kryeminister dhunues i ligjit, nderkohe qe qindra punonjes te thjeshte kane humbur punen dhe ndiqen penalisht vetem per pjesmarrje ne aktivitete elektorale.

Kjo heshtje eshte faj i rende publik.

A ka frike prokuroria nga kryeministri, kur fajin e ka pranua po ai vete publikisht dhe ka bere dhe sikur ka kerkuar falje.

Prokuroria s’ka asnje te drejte te heshte më, ose ka zgjedhur te jete ajo shkelesja e madhe e ligjit.

Per te freskuar memorjen e Prokurorise, po ju demostroj videon se cfare thoshte narkohajduti i votave ne qershor, prokuroria le ta shohe dhe le te veproje, kjo ndan nese eshte e blere nga  kryeministri apo jo.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *