Inagurohet xhamia e fshatit Godolesh në Elbasan. Por ajo që i befasoi të gjithë ishte pjesëmarrja e paimagjinueshme në këtë ceremoni. Surprizë ka qenë edhe mënyra e organizimit dhe ndërthurja me folkun popullor dhe traditën e zonës.
Dita e xhuma konsiderohet një ditë e shenjtë për besimtarët musliman. Kjo e xhuma vërtet ishte e tillë, pasi u inagurua xhamia e rikonstruktuar në Godolesh të Elbasnait, një zone e cila përbëhet nga besimtarë të shumtë të besimit musliman, të cilët e praktikojnë fenë.
Rikonstruksioni i plotë i xhamisë u krye nga shoqata Rahma Mercy me qendër në Angli, falë donacionit të familjes Raxha, në nder të kujtimit të të ndjerës Hatixhe Raxha.
Të shumtë ishin besimtarët që ndoqën ceremoninë , bashkë me ta përfaqësues të fesë myslimane, shoqatës Rahma Mercy dhe drejtues lokal. Organizatorët kishin menduar edhe për shpalosjen e traditës dhe identitetit te zonës, të cilat u evidentuan edhe nga veshjet me motive popullore .
Drejtuesi i Rahma Mercy per Shqipërinë , dhe Myftiu i Elbasanit u shprehen të kënaqur për investimin dhe pamjen që ofron sot xhamia e Godoleshit.
Shoqata Rahma Mercy prej vitesh është prezente në Elbasan nëpërmjet investimeve të ndryshme , në qendra shëndetësore, shkolla dhe kulte fetare. Drejtuesit e saj anglezë u shprehën të impresionuar me entuziazmin e banorëve të zonës.
Atë që ska mundur ta bëjë pushteti lokal , e kanë bërë përfaqësuesit e Rahma Mercy. Falenderues u shprehen për vëmendjen e treguar drejtuesit vendor.
Mjaft të kënaqur u shprehën me investimin banorët e zonës, të cilët tani e në vijim do të kenë kushte më të mira për tiu drejtuar shtëpisë së Zotit.
Pas prerjes së shiritit një vizitë në ambientet e brendshme ishte ajo cka përmbylli këtë xhuma në Godolesh, një fshat i cili shtrihet vetëm 3 km nga qyteti i Elbasanit , por me plot traditë.