Loading...

Një çift bashkëshortësh janë përballur me një ngjarje të pazakontë mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e tyre ku dy persona ende të paidentifikuar nga policia, kanë tentuar t’i grabisin por që kanë ndeshur në rezistencën e Petrit dhe Aferdita Lazes.

Çifti ishte shpërngulur në Tiranë që prej vitit 1994 ku edhe kanë hapur bisnesin e tyre në rrjetin e brumërave dhe shitjes së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Allias të Tiranës ndërsa dy persona kanë hyrë brenda banesës duke ndeshur përballjen me çiftin Laze, kjo dyshohet se ka ndodhur papritur pasi mendohet se ata kanë pasur informacione se nuk kishte persona në banesë. Kjo ka shkaktuar edhe konfrontim fizik mes grabitësve dhe pronarëve të banesë, ku më pas agresorët kanë nxjerr armë dhe kanë qëlluar.

Petrit Lazen, 61-vjeç plumbi e ka kapur në pjesën e barkut ndërsa mësohet se ndodhet tek Spitali i Traumës nën kujdesin intensiv të mjekëve në gjendje të rëndë, ndërsa bashkëshortja e tij 59-vjeçare, Aferdita, ka marrë një plumb në kofshë dhe ndodhet në gjendje më të stabilizuar shëndetësore.

Së fundmi u mësua se vajza e tyre 17-vjeçe, Dejzi Laze gjendej brenda banesës në momentin kur ka ndodhur ngjarja ndërsa është marrë në pyetje nga policia për të dëshmuar atë çfarë ka parë pak para mesnate në banesën e saj.

Ende nuk ka të dhëna nga ajo çfarë 17-vjeçarja ka dëshmuar, ndërsa pista që po ndiqet është ajo e plagosjes në tentativë për të grabitur, pasi dyshohet se autorët mund të kenë pasur informata se brenda banesës ka sasi të konsiderueshme parash.

Në momentin kur policia dhe grupi hetimor janë futur në banesë për të gjetur gjurmët e autorëve, kanë konstatuar rrëmujë dhe lëvizje të ç’rregullt të orendive shtëpiake, kjo për shkak të përplasjes me të zotët e shtëpisë por dyshohet edhe gjatë tentativës së tyre për të gjetur atë për të cilën ishin nisur.

Paraprakisht, nuk është raportuar për vlera monetare të grabitura apo sende të tjera. Fax News e ka trajtuar që në momentet e para këtë ngjarje, ndërsa nga rruga “Njazi Meka” në Allias, gazetari Sokol Dema, raporton se çifti janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa merren me tregti dhe kanë furrë buke në Allias dhe Astir.

Policia nga ana tjetër ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve ndërsa ka shoqëruar deri më tani të paktën 10 persona për ti marrë në pyetje..

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia e Tiranës.

Loading...