Loading...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Raportohet se një person është dhunuar me sende të forta dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal nr. 9 të qytetit juglindor, ndërsa i plagosuri ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Mësohet se i plagosuri ka qenë në gjendje të dehur. Ai është transportuar drejt spitalit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i të plagosurit dhe autorit/autorëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Loading...