Loading...

Një aksident ka ndodhur në Lushnje ku një automjeti tip ‘Golf’ ka përplasur tre fëmijë. Fëmijët ishin duke shkuar në shkollën e mesme në fshatin Allkaj dhe teksa kalonin rrugën janë goditur nga automjeti.

Fëmijët kanë pësuar dëme të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon ndërkohë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë është shoqëruar drejtuesi i automjetit, 33- vjeçari R.Ç.

NJOFTIMI I POLICISË

Lushnje

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...