Loading...

Legjenda e Arsenalit, Jose Antonio Reyes humbi tragjikisht jetën këtë të shtunë në një aksident me makinë. Disa orë pas ngjarjes, detaje të reja janë publikuar në mediat ndërkombëtare.

35-vjeçari udhëtonte sëbashku me kushëririn e tij 23-vjeçar, Jonathan, i cili humbi gjithashtu jetën, si dhe një person të tretë, Juan Manuel Calderon, i cili pësoi djegie në 60 përqind të trupit dhe ndodhet në gjendje kritike.

Reyes ishte nisur për në shtëpi tek bashkëshortja dhe fëmijët, kur Mercedesi i tij doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë pranë Seville, në Spanjë.

Sipas të përditshmes The Sun, futbollisti po kthehej nga stërvitja, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Besohet se Reyes doli nga rruga për shkak se udhëtonte me shpejtësi të lartë. Ai u përplas me disa blloqe betoni që ndodheshin në anë të rrugës, përpara se Mercedesi i tij të rrotullohej disa herë e më pas të shpërthente në flakë.

Reyes la pas dy vajza, Nelia 5-vjeçe dhe Triana, 2-vjeç me bashkëshorten e tij Noelia Lopez, si dhe një djalë 11-vjeçar nga një lidhje e mëparshme.

Në shenjë respekti Arsenali uli flamujt në gjysmështizë, ndërsa qyteti i lindjes së 35-vjeçarit, Utrera pritet të shpallë dy ditë zie në nder të futbollistit./tvklan.al

Loading...