Loading...

Një aksident rrugor i ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Tre urat” në Divjakë i ka marrë jetën një 57-vjeçari, Agim Muça ndërkohë që ka mbetur i plagosur djali i tij.

57-vjeçarit, gjatë natës i kanë marrë në banesë bagëtinë. Ai është vënë në ndjekje të autorëve dhe për pasojë ka humbur kontrollin mjetit.

Mësohet se viktima po drejtonte mjetin tip “Ford” i cili ka dalë nga rruga duke e lënë atë të vdekur në vend ndërkohë që djali i tij Rr.M, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje po punon për kapjen e autorëve të vjedhjes.

Loading...
Loading...