Gramsh

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi M.Gj.,mbrëmjen e djeshme humbi kontrollin mbi mjetin “Fuoristradë” që transportonte në mënyrë të paligjshme 9 shtetas nga vendet e treta dhe për pasojë mjeti doli nga rruga, ku dy persona humbën jetën dhe 7 te tjerë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kuijëve , me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”, ku parashikohet denimi nga 15 vjet deri në burgim të përjetëshëm.

7 nga personat e plagosur, pas rënies së Fuoristradës tip ML nga 140 metra lartësi, ishin shtetas sirianë dhe tjetri, drejtuesi i Fuoristardës, ishte 28-vjeçari Mikel Gjeli, nga Tirana.

Shtetasit sirianë të plagosur janë Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Seif Azxherbahit 23-vjeç, Arnaif Merzhid 40-vjeç, Muhamet Nurhisi 33-vjeç, Abdyl Aliasiu 26-vjeç dhe një person me emrin Advokado 26-vjeç mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur.