Komunikata e policisë Elbasan:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në zbatim të urdhrit të prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, kanë ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ekstradimin e shtetasit Afrim Tarelli (Zeneli), 48 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lejuar ekstradimin e këtij shtetasi, nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Italisë dhe dorëzimin për ekstradim të këtij shtetasi, me qëllim ekzekutimin e formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit Torino, Itali, sipas së cilës ky shtetas është dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim.

Shtetasi Afrim Zeneli alias Tarelli është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe i është komunikuar vendimi penal i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka përfunduar procedurat gjyqësore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian, për efekt të vuajtjes së dënimit me burgim, të formës së prerë.

Për këtë shtetas, deri në krijimin e kushteve nga pala italiane për ekstradimin e tij, urdhërohet “Qëndrimi në shtëpi” dhe shkelja e këtij detyrimi përbën veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.