Loading...

Autoritet në Hamburg kanë ndaluar disa dasmorë shqiptarë dhe mund të thuhet se janë shokuar pas kontrollit që u kanë bërë. Kjo pasi u kanë gjetur bomba tymuese, gëzhoja fishekësh dhe “mall”.

Kanë qenë qytetarët gjermanë, ata që kanë njoftuar policinë pasi kishin dëgjuar zhurma të ngjashme me ato të të shtënave me armë .

Bëhet e ditur se më pas autoritet gjermane kanë ndaluar 20 makina të dasmorëve shqiptarë në afërsi të stacionit hekurudhor Dammtor. Ende nuk dihet nëse gëzhojat që janë gjetur kanë lidhje me të shtënat.

E ditur bëhet edhe se autoritet gjermane po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Loading...
Loading...