Policia ka arrestuar 6 persona si të dyshuar për super grabitjen në Rinas, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.

Tre javë pas grabitjes dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të parave. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Alkond Bengasi ka qenë personi kyç, i cili ka ndihmuar në arrestimin e shokëve të tij.

I fundit që u arrestua ishte shtetasi kosovar Ragim Hajdini, i njohur si “daja”. Ky i fundit ëshë marrë në pyetje nga prokurorët.

Organi i akuzës i përbërë nga Arenc Çela, Besnik Muçi dhe Klodian Braho, do të çojnë në gjykatë të gjitha provat kundër Hajdinit.

Të arrestuarit e tjerë janë Renaldo Sula, Sajmir Çela, Oltion Veseli, Elton Pikli.

Ndërkohë në kërkim janë Eldi dhe Klement Çala, Talo Çela, si dhe një shtetas nga Kosova me pseudonimin “Tani”.

Përsa i përket parave të grabitura nuk ka asnjë gjurmë, ndërsa sipas deklarimeve të bankave, shuma e grabitur mendohet së është 6.5 milion euro.