Loading...

Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë Elbasan.
Gjatë mbrëmjes së sotme grupe protestuesish janë grumbulluar para Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Protestuesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve pas incidenteve që ndodhën në Librazhd me eskortën e Kryeministrit, kur ata u përpoqën që ti bllokojnë rrugën.
Pas këtij incidenti policia arrestoi 7 persona mes të cilëve Kryetarin e PD-së së Librazhdit Bujar Vreto dhe ish kryetarin e PD-së Elbasan Aurel Bylybkbashi.
Bashkë me protestuesit kanë qenë edhe kryetari i PD-së së Elbasanit Eugen Isaj dhe ish deputetët e PD-së për Elbasanin.
Ish deputeti Luçiano Boçi u shpreh se Rama nuk është i mirëpritur në Elbasan dhe se ajo që ndodhi në Librazhd nuk është gjë krahasuar me atë pritje që do ti bëjnë njerëzit tani e në vazhdim në gjithë Shqipërinë.
Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuar dhe e ka cilësuar si kriminal veprimin e Policisë që sipas tij është kthyer në vegël të Edi Ramës. Mos mendojë se me urdhëra dhe arrestime politike ai do të stepë lëvizjen qytetare për zgjedhje të lirshme dhe të ndershme.

Loading...
Loading...