Loading...

Disa çokollata që ndodhen në raftet e marketeve në Serbi, po trajtohen si provokim i madh ndaj qytetarëve të saj. Fakti që ka irrituar serbët në këtë drejtim nuk lidhet thjesht me origjinën e produktit, por nga vetë përmbajtja e tyre.

Konsumatorët e Serbisë janë indinjuar edhe për faktin se këto çokollata janë rreshtuar në formën e hartës së “Shqipërisë së Madhe”. Mediat serbe shkruajnë se këto produkte importohen nga Kosova, ndërsa theksojnë se kjo qasje tregtare e Serbisë është e papranueshme. Formën e çokollatës, mediat serbe e konsiderojnë si provokimin të radhës nga shqiptarët.

“Për t’i bërë gjërat më keq, kur hapet kutia, vërehet që ëmbëlsirat e çokollatës janë rreshtuar në formën e “Shqipërisë së Madhe”, duke dërguar kështu një provokim të qartë për të gjithë klientët dhe qytetarët në Serbi”-theksojnë mediat serbe.

Skandali….

Për këtë rast kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Konsumatorëve, të cilët kanë kërkuar që ky produkt të largohet me shpejtësi nga raftet e subjekteve tregtare në Serbi.

“Kam hasur në këto karamele në dyqan, mu dukën të mira dhe e vendosa t‘i blej. Sinqerisht, unë nuk i kushtova vëmendje deklaratës së prejardhjes sepse nuk e lexoj kurrë. Kur u ktheva në shtëpi, më rastisi t’i shikoja dhe mu errësuan sytë. Deklarata e produktit që bleva në Serbi përmban vendin e origjinës Kosovë. Nuk mund ta besoja se kjo lejohet”-tha një qytetar, shkruajnë mediat serbe.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here