Loading...

Si pasojë e flakëve familja prej tetë antarësh ka mbetur e pastrehë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është bërë i mundur izolimi i flakëve, pasi aty pranë mund të rrezikoheshin banesa të tjera.

PRRENJAS- Është shkrumbuar nga flakët një banesë në fshatin Kotodesh në Bashkinë e Prrenjasit. Si pasojë e flakëve familja prej tetë antarëshe ka mbetur e pastrehë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa fatmirësisht nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar. Ndërkohë ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë që flakët të mos përhapen në banesat që ishin ngjitur me të.

Loading...