Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ishte optimist dhe tha se ai mendonte se një vaksinë anti koronavirus do të ishte në dispozicion deri në nëntor, shumica e shkencëtarëve do deklaronin që ka më shumë mundësi të zgjasi 12-18 muaj, dhe kjo nëse nuk ka të papritura.

Një nga arsyet pse ne jemi në gjendje të arrijmë një objektiv të tillë është sepse COVID-19 është pjesë e grupit koronavirus, për të cilin tashmë është bërë shumë studim dhe hulumtim.

Falë sekuencave gjenomike të koronavirusit të ri të siguruar nga shkencëtarët në Kinë, ne e dimë se virusi që shkakton sëmundjen COVID-19 ndan 79 përqind të të njëjtit material gjenetik si SARS, dhe 50 përqind të të njëjtit material si MERS, kështu që ne jemi në fillim të krijimit të një vaksine kundër COVID-19.

Zhvillimi klinik i një vaksine në provat njerëzore zakonisht ka tre faza:

Testet në fazën e parë bëhen për të vlerësuar nëse vaksina është e sigurt tek njerëzit.

Kjo fazë zakonisht përfshin rreth 100 pjesëmarrës. Nuk ka kohë të caktuar sa do marrë secila fazë për të përfunduar, por zakonisht faza e parë zgjat disa muaj.

Në fazën e dytë testimet janë më të komplikuara, shpesh duke përfshirë disa qindra persona, dhe kryesisht vlerësohet efektiviteti i vaksinës kundër sëmundjes. Kjo fazë mund të zgjasë nga disa muaj në disa vjet për shumë vaksina.

Faza e fundit vlerëson efikasitetin e vaksinës në luftimin e sëmundjes gjatë një periudhe kohe të caktuar. Kjo fazë mund të zgjasë deri në disa vjet.

Vetëm pas kësaj faze përfundimtare prodhuesi mund të aplikojë për licencë nga organizata të tilla si Agjensia Evropiane e Barnave.

Zhvillimi i vaksinës së COVID-19 po përparon me nxitim duke pasur parasysh kërkesën urgjente për të.

Por, edhe pse ne mund të jemi tashmë në një fazë ku është prodhuar dhe mund t’i nënshtrohet provave te njerëzit, ka ende të ngjarë të duhen 12-18 muaj para se të jetë në dispozicion në të gjithë botën për përdorim të shëndetit publik, pasi siguria e njerëzve nuk mund të rrezikohet kurrësesi me një vaksinë të pa verifikuar maksimalisht.

Burimi: aljazeera,JOQ Albania