llotaria amerikane

Kanë dalë përgjigjet e atyre që kanë fituar lotarinë amerikane. Bëhet fjalë për aplikuesit e tetorit të vitit të kaluar. Për të parë nëse jeni fitues, duhet të klikoni në këtë link.

Ambasada Amerikane sqaron se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016, deri të paktën më 30 qershor 2017, në faqen e internetit E-DV

www.dvlottery.state.gov

Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. “Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm.

Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E-DV-sw www www.dvlottery.state.gov nga 3 maji 2016 deri të paktën në qershor 2017. Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë.

Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV-2017 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2017 të Departamentit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2017”,- theksohet në udhëzues.

Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të DV-2017 mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017.

Programi i Lotarisë DV-2017

Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 është në dispozicionin tuaj nga data 3 Maj, 2016, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.

VINI RE:

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.

Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).

 

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here