Një pëllumb që nuk mund të fluturojë dhe një qenush që nuk mund të ecë janë kthyer në “miq të ngushtë” në strehën e kafshëve ku ndodhen.

Këlyshi dy-muajsh, chihuahua, Lundy mbërriti në strehën e kafshëve me qendër në Nju Jork “Fondacioni Mia” në janar 2020. Ky fondacion kujdeset për kafshë të dëmtuara prej lindjes por edhe për kafshë që janë lënduar pas lindjes.

Lundy, i cili ka probleme me këmbët prej dëmtimit të palcës kurrizore, u bë shpejt shok me një nga banorët më të vjetër të strehës, një pëllumb të quajtur Herman.

Të dy kafshët tani janë të pandara dhe shpesh janë gjetur duke u përqafuar nga themeluesja e “Fondacionit Mia”, Sue Rogers.

Sue tha:

Unë e lashë Herman në një shtrat qensh dhe po ashtu e vendosa edhe Lundy në të njëjtin shtrat me të, vura re se filluan të merreshin me njëri-tjetrin menjëherë dhe ishte e mrekullueshme”.
Si duket Herman do qëndrojë përherë në këtë strehëz për kafshët por jo Lundy për të cilin po mendohet gjetja e një familje për adoptim.

Dy kafshë si Lundy dhe Herman janë gepardi Nandi dhe qeni Bowie, i cili si duket e mbështet atë “emocionalisht”.

Ata janë bërë miqtë më të mirë dhe tani janë një tërheqje e madhe në kopshtin zoologjik Turtle Back në West Orange, New Jersey ku edhe ndodhen.

Bowie është trajnuar si qen terapie dhe kujdeset më së miri për Nandin pasi mund të kuptojë edhe formën më të vogël të shqetësimit.

Marrë nga: Ladbible,JOQ Albania