Loading...

Pezullohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës se Shqipërisë, Arben Malaj.
Malaj është pezulluar pas vendimit të kryeminisrtri Edi Rama për shkarkimin e tij.

Vendimi është publikuar sot në Fletoren Zyrtare:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.
Sipas procedurave të parshikuara me ligj brenda 30 ditëve kërkesa për shkarkim do të duhet të shqyrtohet nga komisionet përkatëse.

Kujtojmë se Malaj kishte rreth 1 vit që mbante këtë post, ndërsa gjatë ditëve të fundit, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, ish-ministri i Financave nuk ka kursyer kritikat ndaj qeverisë dhe pushtetit vendor për keqmenaxhim të situatës.

Malaj është treguar kritik edhe në aspekte të tjera të ekonomisë si kontratat koncesionare, përkeqësimi i ekonomisë dhe rritja e varfërisë. Ndërsa më herët gjatë verës, 28 deputetë të PS-së, kërkuan shkarkimin e tij si anëtar bordi për shkelje të etikës.

Loading...