Loading...

Një mësuese është arrestuar nga policia e Floridas pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me shokun e djalit të saj, i cili ishte vetëm 15 vjeç. Mësuesja e quajtur Susan Weddle, 40 vjeç, firmosi të hënën dorëheqjen nga posti i saj në shkollë. Sipas Daily Mail, Departamenti i Fëmijëve dhe Familjeve ka qenë pjesë e investigimit.

Ky departament ka intervistuar adoleshentin, i cili ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me mësuesen me qindra herë. Sipas raportimeve të policisë, lidhja, e cila zgjati më shmë se një vit, nisi pasi Weddle konsumoi alkool me adoleshentin pas një ndeshjeje futbolli të djalit të saj.

“Weddles ishte partnerja e tij e parë dhe e vetme seksuale dhe ai besonte se kishte rënë në dashuri me të”, thuhet në raportet e policisë. Policia shtoi më tej se çifti shtë takuar për të kryer marrëdhënie seksuale tek shtëpitë e njëri-tjetrit, tek makina e mësueses si edhe në plazh.

Madje, mësuesja i jepte edhe dhurata 15-vjeçarit, përfshirë këtu edhe jnë Iphone, një varëse dhe një byrzylyk.

Loading...