Familja spanjolle Galdón u sulmua nga pronari i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, pasi refuzuan që të merrnin porosinë që iu vonua shumë. Por kush është kryefamiljari, Eugenio Galdón? Eugenio Galdón është një biznesmen shumë i njohur në Spanjë, themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet). Ai është ish-shefi i kabinetit të kryeministrit, në kohën e Adolfo Suárez dhe ish drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.

Familja spanjolle Galdón u sulmua nga pronari i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, pasi refuzuan që të merrnin porosinë që iu vonua shumë.

Por kush është kryefamiljari, Eugenio Galdón?
Eugenio Galdón Brugarolas, i lindur në 22 qershor të vitit 1950, është një ndër biznesmenët më të rëndësishëm në Spanjë. Ai është themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet) dhe ka qenë president i saj deri në nëntor të vitit 2018. Galdón, ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore, konkretisht si shef i kabinetit Presidencial në kohën e Adolfo Suárez. Nga viti 1983 deri në 1997, Galdón drejtoi disa nga grupet më të mëdha mediatike në Spanjë si “Cadena Ser”, “Grupo Prisa”, “Cadena COPE”.

Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar kryesor i “Multitel”, një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 “Vodafone” për 7.2 miliardë euro. Nga Marsi 2014 ai është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. AI është pjesë e 200 njerzve më të pasur në Spanjë me një poasuri e cila shkon rreth 300 mln euro. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139.

Eugenio Galdón së bashku me familjen e tij kishte zgjedhur Shqipërinë e bukurive të jashtëzakonshme natyrore, për të pushuar, por u përballë me një situatë aspak të zakontë, gati-gati si një skenar filmash “hollivudian” që askujt nuk i kishte shkuar ndërmend. Në restorantin ‘Panorma’, që me siguri e ka përzgjedhur për shkak të pamjes fantastike nga deti që ai ofronte, jo vetëm që nuk mori shërbimin e kërkuar, porosia e tij edhe me shumë vonesë, por u përndoq nga pronari i hotelit, Mihal Kokëdhima, kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku ai së bashku me familjen e tij, dhe teksa automjeti ishte në ecje ai godiste me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.