Loading...

Është nxjerrë nga gremina oficeri i RENEA-s, Bledar Beluli.

Ky i fundit kishte rënë në një shpat të thepisur në malin e Zorgjit në Dukagjin.

Pas më shumë se 5 orësh nga ngjarja, kanë qenë forcat e FNSH-së ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rreziku të Belulit.

Tani pritet helikopteri për ta transportuar atë në Tiranë, pasi ka dëmtime në duar dhe në këmbë.

Loading...