Loading...

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në zonën e Kënetës në Durrës ku është njohur me situatën pas tërmetit të 26 Nëntorit, ku pasi ka bërë rolin e inxhinierit të ndërtimit duke shpjeguar se cila ndërtesë paraqet rrezik dhe cila jo, edhe është përplasur me një banore të zonës.

Rama e ka quajtur këtë të fundit si provokatore ndërsa ajo fliste pas krahëve të tij, dhe kryeministri nuk ka nguruar të përdor edhe presion që ajo të largohej.

Rama i tha zonjës se të largohej duke iu drejtuar me fjalët, ‘nuk të vjen zor’ teksa edhe në këtë dalje me kamerat e tij nuk ka kursyer të përmend atë që ka përmendur më së shumti këto ditë, mediat.

“Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen. Largohu që këtu. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj. Ato që i’ua kanë mësuar nga televizori juve, prandaj shkoni dhe thuajini në televizor”, tha Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Durrës, Qytethttps://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Montag, 2. Dezember 2019

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here