Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një inspektim së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Taulant Balla në rrugën bujqësore Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë.

Një aks që sipas tij pritet të jetë në shërbim të zhvillimit bujqësor e rural në këtë zonë. Por gjatë këtij takimi ka ndodhur edhe një moment humori ku kryeministri Rama ka takuar një vajzë të vogël, dhe ndërsa e ka pyetur se si është me mësime, ajo i thotë mirë.

Ndërkohë kur e pyet për notën përgjigja e vajzës ishte: “me katra”. Në këtë moment kryeministri ka mbetur i habitur duke vendosur edhe duart në kokë, por ka harruar që sistemi i notave në ciklin fillor është me notën maksimale 5 (duke u barazuar kështu me notën 10).

Rama: Je mirë me mësimë, me të gjitha?

Vajza: Me katra.