Loading...

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, shumë emisione televizive janë anuluar, duke u lënë hapësirë edicioneve informative informuese. Mbi të gjitha, emisionet argëtuese nuk trasmetohen duke respektuar dhembjen e familjarëve që humbën të afërmit e tyre pas tërmetit.

Ditën e djeshme, edhe Renato Mekolli ka lajmëruar se “Hell’s Kitchen” nuk do të transmetohet si çdo të premte dhe se ai bashkë me konkurrentët do të gatuajnë për familjet në nevojë. Ai ka treguar se spektakli i gatimit do të shkëputet nga studiot e “Top Channel” për t’iu afruar realitetit.

“Konkurentët së bashku me mua, jemi bërë bashkë për një qëllim shumë më të madh: po gatuajmë që t’u dërgojmë ushqime të ngrohta e shumë dashuri familjeve të dëmtuara nga tërmeti. ‘Hell’s Kitchen’ do të zhvendoset sot nga studio ‘Nova’ e ‘Top Channel’ në realitetin e vërtetë, aty ku njerëzit sot kanë shumë nevojë jo vetëm për ushqim, por edhe për shumë mbështetje morale e shumë dashuri. Do të jemi aty sot dhe sa herë është e nevojshme ‘Kush ka mundësi vepron’ dhe sot më shumë se kurrë duhet të veprojmë!”, ka shkruar Renato në “Instagram”.

View this post on Instagram

Sot, sigurisht që nuk do të ketë “Hell’s Kitchen” në trasmetim. Ama kuzhina është sot më aktive se kurrë. Konkurrentët së bashku me mua jemi bërë bashkë për një qëllim shumë më të madh: po gatuajmë që t’ju dërgojmë ushqime të ngrohta e shumë dashuri, familjeve të dëmtuara nga tërmeti. “Hell’s Kitchen” do të zhvendoset sot nga studio “Nova” e Top Channel në realitetin e vërtetë, aty ku njerëzit kanë sot shumë nevojë jo vetëm për ushqim, por dhe për shumë mbështetje morale e shumë dashuri. Do të jemi aty sot dhe sa herë është e nevojshme “Kush ka mundësi vepron” dhe sot më shumë se kurrë duhet të veprojmë ❤️🙏🏻 #prayforalbania

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on

Ky gjest është pëlqyer shumë nga ndjekësit e Renatos, të cilët e kanë përgëzuar shefin e kuzhinës për vendimin që ka marrë, duke e cilësuar si “djallin” e frikshëm që thyen gjithçka në kuzhinë për shkak të show-t televiziv, që në këtë situatë të vështirë po shndërrohet në një engjëll që gatuan plot dashuri për të prekurit nga tërmeti.

Jo vetëm kaq, por ai vjen me një mesazh përkushtimi dhe dashurie për publikun në këto ditë të vështira. Kujtojmë që Renato është vënë në qendër të vëmendjes mediatike duke u imituar në “Portokalli” nga Gaz Paja, pikërisht për situatat që krijon në spektakël, duke u bërtitur konkurrentëve. Një nga puntatat e fundit të emisionit, ai e ka filluar me nerva. Shefi i kuzhinës është nxehur shumë me një nga konkurrentët, duke e përzënë nga gara. Shkak është bërë fakti që konkurrenti u kishte hedhur karkalecave salcë më shumë sesa duhet.

“Zhduku përjashta, zhduku, zhduku, dil përjashta nga kuzhina se po tall trapin këtu brenda. Dil dhe mos të kthehesh më brenda. Të mos shikoj më brenda”, bërtiti Renato. Po kjo situatë është vëtem njëra nga të shumtat që janë regjistruar gjatë programit televiziv, që në sajë të tij bëhet shumë dinamik dhe i paparashikueshëm. Po duket se pas Renatos nevrik, fshihet një shpirt i mirë dhe i ndjeshëm prej engjëlli të vërtetë.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here