Loading...

Lajmi për një shqiptar të dëbuar 13 herë nga Italia, “pushtoi” lajmet në mediat online në mbarë vendin para pak ditëve. Teksa është në pritje të depërtimit të 14, 36-vjeçari Emiljano Fejzo ka rrëfyer hisotrinë e tij për programin televiziv italian, “Drito e Rovescio”.

“E kam bërë shumë shpesh vajtje-ardhje këtë rrugë, duke rrezikuar jetën time për të ardhur këtu, duke kaluar Shqipërinë nëpër male. Jam fshehur në një kamion, kam ardhur në Itali dhe jam rikthyer në Ancona”, ka deklaruar shqiptari “rekordemen” , siç e quajnë mediat fqinje.

Përballë gazetarit Francesco Selvi, Fejzo rrëfeu se ka një arsye shumë të fortë që e shtyn të udhëtojë drejt Italisë me çdo kusht.

36-vjeçari shqiptar e vijon rrëfimin e tij duke u shprehur se nuk do të donte t’i kthehej vepritarisë së dikurshme të jashtëligjshme. Ai thotë se do të donte një punë si gjithë të tjerët, e këtë kërkesë ai e ka drejtpërdrejt për ministrin e Brendshëm italian, Matteo Salvini.

“Nuk mund t’jua them se si kam hyrë ilegalisht, por gjithmonë kam rrezikuar jetën. Kam kaluar male i vetëm kur kishte arinj, jam fshehur në një kamion dhe arrita në Ancona. Kthehem gjithmonë sepse e dua shumë partneren time, e cila është e sëmurë me Parkinson, nuk ecën dhe ka nevojë për kujdes mjekësor. Nëse duan të më ndihmojnë përse nuk më japin një punë?

Kur kam qenë i ri kam tentuar të grabis, por tani nuk bëj asgjë të jashtëligjshme. U premtoj të gjithëve se nuk do të bëj asgjë. I kërkoj Salvinit që të më japë dokumentet dhe të më gjejë një punë si gjithë të tjerëve”, është shprehur Fejzo.

Loading...
Loading...