Pothuajse e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Por gjendja më e rënduar paraqitet në Itali .

Së fundmi një shqiptar që jeton në Bergamo ka folur dhe ka treguar se si është situata atje, prej Covid-19.

Në një video publikuar në profilin e tij në Facebook, Bajron Nikolli thotë:

Dua të jem dëshmitar i një gjendje të jashtëzakonshme që po ndodh, këtu. Diçka që po e shikoj me sytë e mi, po me prek nga afër. Njerëzit po vdesin, po vdesin shumë një numër shumë i madh. Numrat ndoshta që shikoni nga televizori nuk janë ata janë akoma më shumë. Sepse njezërit vdesin dhe në shtëpi dhe për protokoll nuk u bëhet një test për koronavirus. Shpresoj që ju mos ta shikoni këtë gjendje. Ju lutem shumë mos u bëni gabimin që u bë këtu. E të gjithë thoshim është kot e nënvlerësuam. Ky virus vret. Harrojeni ca thonë të tjerët, jo kap të vjetrit. Ky virus vret.
I riu thotë edhe se ai është në Bergamo aty ku janë spitalet ndoshta më të mirë në botë, por nuk ka më vende në këto spitale.

Ai lutet që mos të bëhet i njëjti gabim që u bë në Itali, sepse sipas asaj që i riu thotë në fillim u bënë me nerva që i mbyllën në shtëpi dhe u mbyllën vendet ku ata shkonin dhe nuk e morrën seriozisht. Më poshtë po sjellim edhe videon e plotë me mesazhin e të riut shqiptar që jeton në Bergamo.