Loading...

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ndërsa një furgon i mallrave ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e ngricave në rrugë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk është lënduar shoferi.

Në këtë aks rrugor nuk ka asnjë borë pastruese apo mjete të mirëmbajtjes rrugore duke bërë që këtë ky aks të paraqesë rrezikshmëri për drejtuesit e mjeteve.

Kujtojmë se disa qarqe të vendit janë përfshirë nga reshjet e borës duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Loading...
Loading...