Në Itali është shënuar edhe viktima e katërt nga koronavirusi vdekjeprurës.

Gjithashtu janë regjistruar edhe raste të reja në Italinë Veriore. Mediat italiane raportojnë se numri i të infektuarëve ka shkuar në 205.

Lombardia dhe Veneto janë zonat më të prekura nga virusi që ka pushtuar botën. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara. 25 prej tyre janë të shtruar në repartin e terapisë intesive, të cilësuar si raste serioze.

Shkollat, muze dhe shumë biznese janë mbyllur. Austria ka zhbllokuar linjën e trenave drejt Italisë.

Burimi: Larepubblica