Për shumë psikologë dhe sociologë rrjetet sociale janë një rrezik i madh që po i kanosen njerëzimit e sidomos të rinjve. E këtë gjë e ka treguar më së miri një ngjarje e rëndë që ka ndodhur. Një adoleshente i ka dhënë fund jetës, pasi nuk ka marrë aq pëlqime sa duhet në rrjetet sociale.

15-vjeçarja, Ruby Seal u fiksuar aq shumë pas Snapchat-it aq sa nisi të vuante nga çrregullimet mendore, derisa i arriti deri aty sa t’i jepte fund jetës.

Por një studim i kryer së fundmi për të rinjtë mbi efektin që kanë rrjetet sociale tek ata paraqet të dhëna të frikshme.

Në bazë të këtij studimi është arritur në përfundimin se rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore tek të rinjtë dhe ato që janë më të prekurat janë femrat.

Çrregullimet mendore që shkaktojnë rrjetet sociale janë depresioni, ankthi deri në pagjumësi, stresi kronik dhe arrin deri tek mungesa vetëbesimit. Ky studim është realizuar nga “UCL Great Ormond Street Institute of Child Health” në Londër.

Pjesë e tij janë bërë mbi 10 000 adoleshentë të moshës 13-16 vjeç dhe pothuajse tek të gjitha, ata kishte shenja se vuanin nga çrregullimet mendore.