Loading...

Kohët e fundit kanë vërshuar lajmet me dhunues vajzash të mitura. Pas ngjarjes së rëndë të njoftuar ditën e sotme kur një 25 vjeçar rrëmbeu me forcë në makinën e tij një 13 vjeçare në Kodër-Kamzë, policia e Beratit informon për një tjetër rast të rëndë.

Kështu një 19-vjeçar në Berat u arrestua nga policia pasi dyshohet se prej disa ditësh kërcënonte, ofendonte dhe përndiqte me mesazhe në telefon një vajzë të mitur. Në pranga është vënë 19-vjeçari me iniciale L.D., i cili akuzohet për veprën penale “Përndjekje”.

Sipas njoftimit të policisë: Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, L. D, 19 vjeç, banues në Berat.

Loading...
Loading...