Loading...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një plazh në jug të Californisë, SHBA.

Si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor, kanë humbur jetën tre persona dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Encintas, në veri të San Diego, një zonë mjaft e frekuentuar nga serfistët, e cila në momentin e ngjarjes ishte e mbushur me njerëz.

Ndërkohë zjarrfikësit garantuan se shtëpitë që ndodhen pranë zonës në fjalë, janë jashtë rrezikut.

Njëri nga përgjegjësit e ekipeve të shpëtimit, Larry Giles, deklaroi se rrëshqitja e masivit shkëmbor, është erozion natyral i brigjeve.

Loading...
Loading...