Loading...

 

Përdorimi i shafranit si bime medicinale dhe në kuzhinë po merr përhapje të madhe edhe në Shqipëri. Për më tepër kohët e fundit është zbuluar se ai parandalon edhe disa lloje të kancerit.

Shafrani është i njohur që prej 3000 vitesh dhe sot ai përdoret për kurimin e më shumë se 90 sëmundjeve. Nxehtësia e tij është më  fortë se shtrëngimi i tij, vaji i tij është qetësues.

Nëse përzihet me bimë tjetër, atij jo vetëm nuk i humbet asgjë, por është ruajtës dhe forcon organet e brendshme të njeriut. Shpërbërës i tumoreve dhe heqës i puçërrave.

Shafrani në fakt është pistili që nxirret nga lulet e Shafranit. Nxjerrja bëhet me dorë dhe me kujdes nga njerëz me përvojë. Lloji më i mirë është ai që kultivohet në Iran. Që të përfitohen 500 gram Shafran, duhen mbledhur 70 000 lule të shëndetshme dhe pa insekte.

Pjesa që përdoret janë pistilet e lules (me ngjyrë të kuqe në portokalli dhe kanë një shije të veçantë).

Elementet kryesore të bimës janë: Crocin, Picrocrocin, B-Carotenes, Lycopene, Zeaxanthin, A- Aarotines, si dhe elementi  Safranal.

Denisa Elezi, administratore e kompanisë “Victus Fed”, që prodhon shafranin e Dumresë në Shqipëri, para së të listojë vlerat e pafundme të kësaj bime, thekson se perceptimi i parë i njerëzve, si një bimë luksi, në të vërtetë, më shumë sesa për koston, duhet të jetë për benefitet që bima ka: “Në të vërtetë është një bimë luksi për benefitet që sjell. Një nga arsyet pse ne vendosëm të merreshim me këtë aktivitet në Shqipëri (e kemi përzgjedhur me shumë kujdes) ishte edhe për faktin se është diçka që sjell shumë benefite afatgjata për shëndetin. Donim të mos ishte thjesht vetëm biznes, por edhe diçka e dobishme në thelb për këdo. Duke qenë ne vetë konsumatorët e parë, e kishim më të thjeshtë për ta hedhur si kulturë dhe dhënë garanci për përdorimin e saj.”

Dobitë shëndetësore të shafranit

Luan rol të rëndësishëm për forcimin e kujtesës dhe kurimin e sëmundjeve autoimune.

Përdoret për kurimin e disa gjendjeve të epilepsisë, konsiderohet si qetësues dhe aktivizues i sistemit nervor qëndror.

Forcon zemrën, lufton arteriosklerozën dhe çrregullimet e rrahjeve të zemrës; nga shumë mjekë konsiderohet si shpresë e madhe dhe e sigurtë për uljen e kolesterolit.

Ndalon përhapjen e qelizave kancerore, kjo sepse ai ka përmbajtje të lartë të Crocin, Crotecin, Picrocrocin.

Shafrani përmban anti-okside të cilat e mbrojnë trupin nga shumë lloje sëmundjesh, kjo për shkak të fuqisë që ka kjo bimë në përqëndrimin e kurimit të sëmundjes që në rrënjë.

Shafrani kuron fryrjen e barkut dhe çrregullimet e tretjes.

Ndalon formimin e tumoreve të reja, ndihmon edhe në ndalimin dhe mbledhjen e tumoreve që janë prezente në trup.

Stimulues i stomakut. Përdoret për qetësimin e çrregullimit të stomakut, uljen e gazrave të stomakut.

Kuron Astmën.

Kuron Depresionin.

Ndalon ngrirjet, ngërcet dhe spazmat muskulare.

Djersitës dhe ndihmon në uljen e temperaturës.

Shton energjinë e trupit dhe forcon shqisat e dëgjimit, shikimit, shijes, prekjes, etj.

Rrit fuqinë seksuale.

Qelizat e syrit që janë të domosdoshme për të parë i bën më elastike, më të forta dhe më rezistente ndaj sëmundjeve.

Lufton dhembjet e kokës dhe migrenën.

Konsiderohet si qetësues i gjëndjes shpirtërore, largon stresin dhe frikën.

Lufton shenjat e plakjes, kjo sepse lënda anti-okside që përmban shafrani, lufton prishjet që shkaktojnë elektronet e lira, që merren nga ngrënia e ushqimeve me yndyrë.

Ndihmon në mjekimin e acarimit të organeve të frymëmarrjes, acarimin e laringut.

Kuron dhe qetëson kollën e thatë dhe ftohjet.

Shafrani dallohet për dobitë e tij estetike të mrekullueshme. Nëse e përdor vetëm një herë, do doje ta përdorje çdo ditë kur dallon ndikimin e tij mbi lëkurë, për:

Për shkëlqimin dhe butësinë e lëkurës.

Për largimin përfundimisht të puçërrave të rinisë.

Për largimin e njollave të errëta nga fytyra.

Si maskë për ushqyerjen e lëkurës.

Për fytyrë të ndritëshme.

Për njësimin e ngjyrës së lëkurës dhe ruajtjen e saj.

Kurimin e rënies së flokëve.

Rinovimin e qelizave të lëkurës.

Dobi të shafranit në kurimin e sëmundje shpirtërore:

Shpërbën magjinë e ngrënë, me lejen e Zotit.

Ndalon epilepsinë që pas ditës së tretë të përdorimit.

Shpërbërjen e disa llojeve të magjisë duke u larë me ujin e tij ose duke e pirë.

Kuron syrin e keq dhe smirën.

Shafrani përdoret si erëz në ushqime të ndryshme, jo vetëm për shijen e tij të vecantë por ai i jep ushqimit aromë dhe ngjyrë të florinjtë shkëlqyese.

Ajo çfarë mund ta bëjë të vështirë përdorimin e kësaj bime, është çmimi i saj, pasi një kilogram Shafran i pastër kushton rreth 15 mijë dollarë.

Loading...