Loading...

Fatos Nano është një prej figurave më të njohura politike në vendin tonë.

Prej disa vitesh ai është tërhequr nga politika shqiptare. Kurse gjatë ditës së sotme ish-kryeministri dhe bashkëshortja e tij, Xhoana Nano janë parë në Tiranë.

Siç shikohet edhe në disa foto ai së bashku me gruan e tij kanë kaluar me makinën në zonën e Unazës së Re.

Kujtojmë këtu se në këtë zonë prej disa muajsh banorët e Astirit vazhdojnë me protestat e tyre.

Gjatë pasdites këta banorë bllokojnë rrugën duke mos lejuar kalimin e makinave. Sipas ‘’shqiptarja.com’’ Fotot e Nanos i ka shpërndarë PD-ja në grupin në Whatsapp.

Në to dallohet se Nano ka mbështetur protestën e tyre duke ia bërë ‘’Ok’’ me gisht nga makina.

Makina drejtohej nga gruaja e tij, Xhoana. Edhe ajo i ka përshëndetur me dorë protestuesit.

E çka mund të thuhet si përfundim është se veprimi i Nanos ngre dyshime se mund t’i ketë dalë hapur kundër Edi Ramës.

Loading...
Loading...