Loading...

Ka shkuar ne spital me plage arme ne dore, por perfundon ne pranga. Ngjarja ka ndodhur ne Fier dhe policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin E.N., 38 vjeç, banues në kete qytet.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT’”- njofton policia, duke shtuar se mbi te rendon akuza “Armëmbajtje pa leje”.

NJOFTIMI

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.N., 38 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT.

Gjatë kontrollit personal ju gjetën 7 fishekë arme zjarri pistoletë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Loading...
Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here