Bota është e vogël ndonjëherë. Interneti ka bërë që lista e miqve realë të shtohet, por edhe e atyre me të cilët mund të kesh pasur një aventurë apo lidhje që ka përfundur. Por ndonjëherë surpizat e njohjeve të shumta janë të pakëndshme.
Një djalë ka mbetur i shtangur kur zbuloi se nëna e të dashurës së tij ishte një nga gratë që kishte njohur në internet dhe kishte fjetur me të.

Ai kishte emocione kur u nis për të takuar prindërit e të dashurës, por nuk e kishte imagjinuar se do të përballej me një situatë të tillë.

21-vjeccari ka shpjeguar se edhe pse gruaja ishte sa dyfishi i moshës së tij, nuk e mendoi gjatë atë moment. Ai mendoi se nuk do ta shikonte kurrë më gruan, por ja tek e kishte përballë shtëpinë ku ajo banonte. E kishte vizituar më herët. Ai nuk pranoi të futej brenda, ndaj dhe u detyrua t’i tregonte të dashurës aventurën me nënën e saj.