Loading...

Festivali shumë i dashur për italianët ‘Sanremo’ i cili zgjati 5 netë rresht mbylli siparin mbrëmjen e kaluar.

Fituesi i festivalit u shpall reperi 27 vjeçar Mahmood me këngën e tij ‘Soldi’, këngë e cila fitoi zemrat e publikut italian menjëherë.

Përgjatë një konference për shtyp, fituesi u pyet nëse do ta përfaqësojë Italinë në “Eurovizion”, ndërkohë përgjigja e tij ishte mjaft entuziaste: “Po, po!”

Po kush është reperi Mahmood që fitoi festivalin?

Mahmood ka lindur në Milano me një nënë italiane dhe një baba egjyptian.

Dhe kjo prejardhe e reperit nuk është pëlqyer nga shumica, prandaj kanë plasur dhe polemikat në rrjete sociale.

Dhe një nga ata është dhe ministri i brendshëm italian Matteo Salvinit.

Ai e ka shkruar në një postim në facebook:

‘Mahmood… mah….Kënga më e bukur italiane? Unë do të kisha zgjedhur Ultimo, ju si mendoni’?

Kujtojmë se festivalin e një viti më parë “Sanremo 2018” e fitoi këngëtari shqiptar Ermal Meta në duet me Fabrizio Moro-n me këngën: “Non mi avete fatto niente.” ku sërish nuk munguan polemikat për shkak të prejardhjes shqiptare të këngëtarit Ermal Meta.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=95&v=KvJUrrMgyGs

Loading...
Loading...