Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mëngjesin e sotëm në një nga lokalet e qendrës së Elbasanit.

Por ndryshe nga sa u raportua fillimisht, burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë si rezultat i defektit teknik në dy panele diellore.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë ngritur fillimisht alarmin se ishte shpërthim me eksploziv, por situata është sqaruar shpejt..

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa copat e panelit përfunduan në bulevardin kryesor të qytetit.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja, por vetëm dëme materiale.