Loading...

Një bombol gazit ka shpërthyer mesditën e sotme në Lushnje dhe të plagosuar kanë mbetur dy bashkeshortë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk të Lushnjes. Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendngjarje.

Te plagosurit mësohet se janë dërguar me ambulancë në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Gruaja ka djegie në duar, ndërsa bashkëshorti me djegie më të rënda.

Shkak rrjedhja e gazit nga bombula dhe një shkëndijë nga punishtja e Iliaz Kojkut, 70 vjeç, punishte e shërbimeve funerale.

Loading...