Rreth 500 fëmijë me performancën e tyre bënë inaugurimin e stadiumit të ri “Air Albania” para ndeshjes Shqipëri-Francë.

Në disa pamje me dron, dukej se përsosmëria e këtyre performancave nuk u arrit, pasi rrathët nuk ishin në proporcionin e duhur. Megjithatë performuesit ishin fëmijë dhe emocionet padyshim që kanë bërë të tyren.

3 muaj stërvitje për të performuar disa minuta në stadium dhe e gjitha kjo ka kaluar pa shpërblim, pa një mundësi për të ndjekur ndeshjen por u janë mohuar edhe nevojat bazike… Fakti më skanadaloz është se, ashtu siç u denoncua në rrjetet sociale që stadiumi i ri nuk kishte ujë as, fëmijëve nuk u është siguruar ujë për të pirë.

Prindi i një prej fëmijëve është ankuar në Telesport në lidhje me këtë ngjarje, teksa kishte shpërthyer në rrjetet sociale.

Ai ka deklaruar se fëmijët e tyre u përdorën si lecka dhe më pas i larguan nga impianti me shpejtësi sepse duhej të lirohej fusha për këngëtarët që u paguan mijëra euro atë mbrëmje për të performuar playback.

Ai tha:

Organizatorët e kësaj, në këtë rast Ministria e Sportit, edhe pse ishin kujdesur për të mirëpaguar këngëtarë që performuan me playback dhe jo “live”, fëmijët i përdorën thjesht si “lecka” për t’i larguar më pas me shpejtësi nga impianti. “Djali më tha se asnjë pikë ujë nuk u dhanë pas performancës, për të cilën ishin stërvitur 3 muaj. i larguan me shpejtësi sepse duhej të lirohej fusha! Ndërkohë, ka këngëtarë që u paguan mijëra euro për atë mbrëmje, duke mos kënduar live”.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here