Loading...

Investim i Balfin, grupit më të madh inovator në Rajon

 

Shkëlqim teknologjik dhe kthim i Shqipërisë në vend lider në botë sa i përket importit të kromit. Merita i përket Albchrome, e cila me investimin më të fundit me mbi 3 milion USD, ka bërë që të prodhohet ferrokrom me karbon të lartë të cilësisë premium dhe të kthejë Uzinen e Ferrokromit ne Elbasan ne uzinën me teknologjinë më të avancuar sot në këtë industri. Tregu është i garantuar në Europë, Japoni dhe Amerikë.

Të premten kompania AlbChrome prezantoi teknologjine moderne duke ndryshuar kështu rrenjesisht menyren e perpunimit te metaleve ne Shqiperi. “Ky investimi ka ndryshuar teknologjine por dhe vete konceptin e metalurgjise ne Shqiperi. Uzina e Ferrokromit në Elbasan punon me dy furra shkrirje me dopio-nivel”, shprehet inxhinieri Ëngjëll Domi.

Gjithashtu eshte bere i mundur automatizimi i plote te proceseve te cilat kryheshin me pare me dore.  Procesi i shkrirjes së metalit kryhet në mënyrë të automatizuar që fillon nga dozimi i lëndëve të para të cilat hidhen në furrë për shkrirje, e deri tek përpunimi dhe më tej dalja e ferrokromit.

Njekohesisht ne saje te ketij investimi eshte bere e mundur rrijta e outputit te cilesise se produktit final -duke marre edhe cilesimin nga revista Metal Bulletin (revista me e madhe ne bote e metaleve)-si nje nga 5 markat me te mira ne bote. Kjo do të thotë që sot AlbChrome prodhon Ferrokrom me karbon të lartë të një cilësie ‘premium’, duke e renditur këte produkt Shqiptar si nga të paktët prodhime vendase të një cilësie shumë të lartë dhe nga produktet më të dëshiruara në tregun nderkombetar.

Jane rritur dhe permiresuar kushtet e punes per punonjesit dhe kushtet e sigurimit teknik. Investimi ka mundesuar rritjen dhe forcimin e sigurisë në punë duke i mbajtur punonjësit e Uzinës larg nga disa procese me rezik të lartë dhe duke bërë të mundur prodhimin e Ferrokromit në kushte shumë të mira.

Punëtori i vjetër Ismet Dauti, njëkohësisht edhe kryetar i sindikatës në këtë uzinë shprehet se “kurrë më parë punëtorët nuk kanë qenë kaq të sigurt”.

Jo me pak e rendesishme eshte edhe permiresimi ne kujdesin ndaj mjedisit (gazrat qe dikur leshoheshin jashte tashme nuk dalin me ne natyre). “Praktikisht, kjo teknologji bën të mundur përzierjen në mënyrë optimale të lëndëve të para, përpunimin dhe shkrirjen e tyre si dhe ndarjen në dalje të ferrokromit të pastër nga mbetjet e tjera metalike”, pohon inxhinieri Rudi Domi.

Albchrome eshte pjesë e Grupit Balfin, grupit me te madh dhe inovator te investimeve ne Shqiperi dhe Rajon.

Loading...