Një shqiptar, i cili jeton në Itali ka përcjell një mesazh shumë pozitiv me veprimin që ka bërë.

E themi këtë, pasi punëtori shqiptar e kishte dorëzuar në polici një portofol me para që kishte gjetur në zyrë.

Mediat italiane raportojnë se ditën e premte një turiste gjermane ishte paraqitur në ambientet e një komisariati për të denoncuar humbjen e portofolit.

Ajo ishte shqetësuar, pasi kishte menduar se nuk do t’i gjente dokumentet që i duheshin për t’u kthyer në vendin e saj, por sipas asaj që shkruajnë mediat italiane fati ishte me të.

Vetëm disa orë më pas një punëtor shqiptar 56-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik ka dorëzuar në polici portofolin e saj.

Në portofol ishin të gjitha ashtu siç i kishte lënë, ajo. Në të ishin rreth 400 euro, të gjitha kartat e identiteti dhe dokumentet.

Po ashtu e ditur bëhet se turistja gjermane u kërkoi autoriteteve që ta vinin në konak me shqiptarin sepse donte ta falënderonte për veprimin që kishte bërë.