Loading...

Një proces gjyqësor ky i dyshuar kryesor është një bashkëshort shqiptar po mbahet në Britaninë e Madhe, ku Fatos Xheta akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij Safie Xheta.

Fatos Xheta ka dalë këtë javë para trupit gjyqësor.

Safie Xheta, 35 vjeç, u gjet e vdekur pranë burrrit të saj Fatosit, në shtëpinë e tyre në Oxford më 17 qershor.

Një nga mikeshat e tyre tha përpara trupës gjykuese në Oxford se disa muaj para se Safie Xheta të grushtohej për vdekje, zoti Xheta e kishte nxirë të shoqen e tij në njërin sy dhe i kishte thyer telefonin.

Duke dhënë prova, Dorela Rehova tha se mikesha e saj ishte shumë e shqetësuar dhe se ishte në në një situatë shumë të keqe.

Zonja Rehova, që kishte punuar si pastruese në një minifabrikë me zonjën Xheta, tha ndër të tjera se kjo e fundit i kishte thënë: ‘Fatos më ka nxirë syrin. Ka gjetur disa mesazhe në tëlefonin tim nga Italia.

Më pas zonja Xheta i kishte thënë: Përse nuk më lejon të kem më miq? Nuk kam më as telefonin, sepse ma theu.

Pretenca dëgjoi edhe të tjerë dëshmitarë, disa të afërm të zotit Xheta kishin vizituar shtëpinë e çiftit në Lytton Road, Cowley, ditën përpara se zonja Xheta të gjendej e vdekur, por nuk kishin dyshuar për asgjë të keqe.

Arjan Lazri, kushëri me zotin Xheta, tha se: ‘Dukej kaq e lumtur, nuk arrij ende ta besoj”

Më pas ai ka shtuar: ‘Nuk kishte asgjë që të më bënte të dyshoja për diçka të pakëndshme’

Vëllai i madh i zotit Xheta, Dashmir, ka pohuar se çifti kishte marrëdhënie të respektit reciprok, dhe se i akuzuari e kishte dashur gruan e tij.

Një tjetër kushëri i zotit Xheta, Bektash Lazri, u ftua të shprehte mendimin e tij nëse çifti kishte pasur zënka.

‘Për të thënë të vërtetën, jo, ata kanë ecur dorë për dore të dashuruar’,- tha ai

Juria ka dëgjuar që çifti ishte njohur në Shqipëri me shkuesi dhe më pasi ishin transferuar në Itali.

Te hënën prokurori Charles Ward-Jackson deklaroi se: ‘Zonja Xheta ka pësuar prerje në qafë aq të thella sa gati ia kishin këputur kokën.

Po kështu tha se zoti Xheta ishte kthyer në posesiv dhe dyshues ndaj gruas së tij dhe besonte që ajo e tradhëtonte.

Procesi ndaj z. Xheta vazhdon.

Loading...