Loading...

Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e kaluar.
Reperi u martua me partneren e tij, Erzinën me të cilën prej disa kohësh ishte në lidhje, por preferoi që të mos e bënte publike.

Çifti u martuan me një dasmë madhështore, me të ftuar të shumtë VIP. Ndonëse çifti u kishin kërkuar të ftuarve të mos publikonin foto e video nga dasma, kjo gjë nuk është zbatuar dhe pamjet kanë nisur të qarkullojnë menjëherë në rrjete sociale.

Në një video të publikuar shfaqet momenti kur çifti po lidh martesën ligjërisht, ndërkohë që një moment plas e qeshuara ndërmjet të ftuarve dhe vetë reperit.

“Do jeni të barabartë në të gjitha marrëdhëniet personale dhe pasurore…” fjali kjo që nuk e përmbajti të qeshurën e MCKreshës, ndërkohë që nusja u habit.

Loading...