Loading...

“Brenda janarit të kemi planet e rindërtimit gati dhe të fillojmë me zbatimet para se të hapim kantieret. Në pranverë do të hapim të gjithë kantieret. Në Laç duhet të hapet menjëherë sa më shpejt.

Jemi komunikim me agjencinë shtetërore të strehimit të Turqisë që ai premtimi i Erdogan për 500 shtëpi të fillojë të realizohet dhe aty kemi bllokun më kompakt dhe hapësirën më të mundshme për të vepruar tani. Në Tiranë dhe Durrës duhet të planifikojmë ndërkohë që në Laç infrastruktura është aty, ujë, kanalizime etj. Ndërsa aty ku do të ndërtojmë në Tiranë dhe Durrës është ferra.

Apartamentet ekzistuese po shikojmë ata që na duhen për fazën nga çadra për në shtëpi, pasi nuk mund të rrinë në çadër për 18 muaj. Për ata na fshat opsioni i thjeshtë është rindërtimi, ndërsa tjetri rikonfigurimi i banesave. Që banimi të grumbullohet në një fshat normal, por rrugë atyre mund t’u duket më e komplikuar” tha ai.

Loading...