Shqiptarët do të kenë mundësi të ikin pa viza në një tjetër shtet. Me vendim të Këshillit të Ministrave janë hequr vizat me Arabinë Saudite.

TIRANË- Shqiptarët do të kenë mundësi të ikin pa viza në një tjetër shtet me vetëm pasapoirtë. Me vendim të Këshillit të Ministrave, të firmosur nga zv. kryeministri Erion Braçe, në mungesë të kreut të qeverisë, Rama janë hequr vizat me Arabinë Saudite.

Arabinë Saudite është një vend i frekuentuar nga shqiptarët për punësim dhe tashmë me këtë vendim është më e lehtë.

“Miratimin e memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike të shërbimit dhe private për shtetasit e të dyja vendeve, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, shkruhet në vendim.