Të gjithë duan më të mirën për fëmijët e tyre dhe prindërit bëjnë gjithçka që t’u japin atyre mundësinë dhe udhëzimet e nevojshme për të qenë të lumtur dhe të suksesshëm në jetë.

Por rezulton se një nga vendimet e para që marrim për ta është një përcaktues i madh në karrierën e tyre, po flasim për emrin.

Mund të jetë një vendim i vështirë për çdo prind, por emri që i vini fëmijës ka më shumë rëndësi se sa mund ta keni menduar.

Hulumtimet, sipas “Mirror”, tregojnë se njerëzit me emra të caktuar fitojnë më shumë para gjatë karrierës së tyre.

Përmes të dhënave nga kompania e rekrutimit “Adzuna’s ValueMyCV”, Akademia e Njohurive pretendon se ka disa emra që prindërit duhet t’i marrin në konsideratë.

Ata kanë marrë të dhëna nga 500.000 CV të ngarkuara në faqen e internetit, duke përfshirë emrat dhe pagat e tyre.

Oskar kryeson listën për djemtë dhe gjithashtu me pagën mesatare më të lartë 37.786 paund.

George është i dyti me 37.342 paund, i ndjekur nga Oliver me 35.536 paund.

Kur bëhet fjalë për vajzat, emri Lily kryeson listën me 20.821 paund.

Isabella është e dyta me 28.935 paund dhe pastaj Ella me 28.623 paund.

Në anën tjetër të medaljes mund të jetë një lajm i keq për emrat si Jack, Jacob, Muhammed, Olivia, Jessica dhe Mia, të cilët janë të fundit në renditje si emrat që priren të kenë një karrierë të suksesshme.

Epo, shqiptarët që jetojnë në Britani e kanë një të dhënë tashmë se si t’i quajnë foshnjat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here